Publikim „Organet rregullatore për media dhe pluralizmi mediatik“

image_pdfimage_print

Shkup, 20.01.2022 –Në kuadër të projektit rajonal  „Liria e shprehjes dhe liria e mediave në Evropën Juglindore (JUFREKS)“, implementuar si pjesë e programit të përgjithshëm  të Unionit Evropian dhe Këshillit Evropian  „Instrumenti horizontal për Ballkanin Perendimor dhe Turqinë  2019-2022“, është bërë publikimi  „Organet rregullatore për media dhe pluralizmi mediatik.

Qëllimi i Publikimit i cili u përgatit nga Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe organet rregullatore për media të Ballkanit Perendimor është që të kontribuojë për një kuptim më të gjërë të konceptit të pluralizmit mediatik, rëndësia e tij institucionale dhe strategjike dhe roli thelbësor të organeve rregullatore për mediat në këtë fushë.

Publikimi thekson nevojën për të përfshirë palë të ndryshmëm për të nxitur një mjedis të pasur mediatik, si offline ashtu edhe online, për të ofruar opinione  dhe zëra të ndryshëm , duke iu referuar masave të shmangies të përqëndrimit mediatik, që mund të pengojë pluralizmin mediatik, dhe si rrjedhim çojnë në dobësimin e së drejtës për lirinë e shprehjes.

Publikimi është i disponueshëm në gjuhën  maqedone dhe angleze



Accessibility

Accessibility