Takim bilateral ndërmjet ASHMA-AMA

 Shkup, 2 shkurt 2022 – Përfaqësues të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe   të Mediave audiovizive të Republikës së Shqipërisë (AMA) sot mbajtën takim bilateral.

Autoritetet e mediave  diskutuan për aktivitetet që kanë të bëjnë me harmonizimin e rregullores së medias vendase me atë evropiane, çështjet e hapura që prekin atë proces dhe mënyrën e tejkalimit të tyre. Theksi u vu gjithashtu në detyrimet që rrjedhin nga Direktiva e rishikuar për Shërbimet Mediatike Audioviziuele.

Gjatë takimit u shkëmbyen edhe informacione për aktivitetet lidhur me monitorimin e përfaqësimit mediatik zgjedhor në të dyja vendet dhe rregullat për RPP, përfaqësimin gjinor në media dhe rregullat për mbrojtjen e audiencës së mitur.

Në fund të takimit u konstatua se bashkëpunimi duhet të vazhdojë për thellimin e marrëdhënieve të ndërsjella dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e rregullimit të mediave.



Accessibility

Accessibility