Mbikëqyrje e jashtëzakonshme programore ndaj TV Due dhe TV Siti

image_pdfimage_print

Shkup, 25 shkurt 2022. – Agjencia sipas detyrës zyrtare ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme programore ndaj TV Siti për të përcaktuar nëse në programet gjatë ditës është transmetuar minimum 30% program burimor i krijuar fillimisht si audio maqedonase ose vepra audiovizuele në periudhë nga ora 7:00 deri më 19:00, dhe ndaj TV Due për detyrimet për përdorimin e gjuhës në programet e transmetuesit.

Gjatë mbikëqyrjes u konstatua se TV Siti në programin e transmetuar më 10 shkurt nuk ka transmetuar së paku gjysmën e minimumit ligjor program burimor i krijuar fillimisht si vepra audiovizuele në periudhën prej orës 7:00 deri më 19:00, derisa TV Due në programin e transmetuar më 11 shkurt në filmat vizatimor „Мasha dhe Medo“ dhe „Тоm dhe Xheri“, në pjesën në të cilën ka fjalim janë dhënë fillimisht në gjuhën ruse dhe angleze, pa ofruar përkthim në gjuhën shqipe,gjuhën në të cilën media transmeton program në përputhje me licencën.

Raportet e mbikëqyrjes janë të disponueshme në linket:

TV Siti – (neni 92 paragrafi 3 nga LSHMAAV) – 25.02.2022

TV Due – (neni 64 nga LSHMAAV) – 25.02.2022



Accessibility

Accessibility