Mbikëqyrje e jashtëzakonshme programore ndaj TV Telma – parimet për kryerjen e veprimtarisë

image_pdfimage_print

Shkup, 3 mars 2022 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele bazuar në kërkesën e marrë për sqarim, informacione dhe dëshmi të pretendimeve të paraqitura, të paraqitura nga ana e personit fizik pranë Avokatit të popullit – zyra rajonale Kërçovë, zbatoi mbikëqyrje të jashtëzakonshme programore për parimet e kryerjes së veprimtarisë ndaj emisionit „КОD“ e transmetuar në TV Telma.

Mbikëqyrja tregoi se TV Telma, në emisionin„КОD“ me titull „Vit burrg për shkelje të policit, vrasje ose vetëmbrojtje të Pavles“ – transmetuar më 6 shkurt 2022, e cila në pjesën e parë i referohet procesit gjuqësor në të cilën merr pjesë paraqitësi i kërkesës, morri një vendim editorial për publikimin e emrit dhe mbiemrit të plotë të të pandehurit, datën e lindjes dhe vendin e banimit, edhe pse gjukimi në këtë rast është në fazën e ankesës në Gjykatën e Apelit Gostivar dhe për këtë nuk është sjellë vendim i formës së prerë.

Pas publikimit të identitetit të anketuesit (emrit dhe mbiemrit, data e lindjes dhe vendi i banimit), ТV Теlма veproi në kundërshtim me parimet për „respektimin e prezumimit të pafajsisë“ nga neni 61 paragrafi 1 аlinea 5 nga LSHMAAV.

Raporti gjëndet në link:

ТV Теlma (neni 61 paragrafi 1 аlinea 5 nga LSHMAAV) – 3.03.2022



Accessibility

Accessibility