Shënjimi i Ditës botërore të lirisë së medias

Shkup, 3 maj 2022  –  „Gazetaria nën rrethimin dixhital“ është motoja me të cilën shënohet dita Botërore e lirisë së mediave e cila nxjerr në pah ndikimin e erës dixhitale mbi lirinë e shprehjes, siguria e gazetarëve, qasja në informacion dhe personalitet.

Dita e sotme është një mundësi për riafirmimin e parimeve themelore të medias së lirë, për të vlerësuar shkallën e respektimit të saj dhe për të nderuar gazetarët të cilët humbën jetën gjatë kryerjes së detyrës profesionale.

Shoqëria demokratike nuk mund të funksionojë pa lirinë e fjalës, mediave të pavarura dhe kritike prandaj të gjithë pa përjashtim duhet të bëjnë përpjekje për të siguruar një mjedis të sigurt për punën e gazetarëve dhe qasje në informacion.

Sipas raportit të fundit të Reporterëve pa principe, para nesh qëndrojnë ende sfida të shumta. Agjencia, si dhe më parë, do të vazhdojë të veprojë në mënyrë proaktive për rritjen e ndërgjegjësimit të rolit të mediave dhe domosdoshmërinë për t’u mundësuar një punë pa pengesa.



Accessibility

Accessibility