Mbikëqyrje e jashtëzakonshme programore me detyrë zyrtare kundrejt TV Kanal 5

image_pdfimage_print

Shkup, 17 maj 2022 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele sipas detyrës zyrtare ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme programore kundrejt punës së TV Kanal 5 për të konstatuar nëse është hequr shkelja e nenit 55 paragrafët 6 dhe 7 të LSHMAAV.

Mbikëqyrja e jashtëzakonshme konkludoi se TV Kanal 5 në programin e transmetuar më 21 dhe 26 prill 2022, në edicionet e emisionit argëtues-dokumentar “Gjella”, dhe në emisionin informativ tematik të specializuar për shëndetin “Në shtëpi me …”, produktet e vendosura, të përfshira drejtpërdrejt në veprimet/skenarët e emisioneve, promovohen veçanërisht përmes mbitheksimit vizual dhe verbal, dhe në edicionet e talk show “Sezoni Vip”, i transmetuar më 26 Prill 2022, produkti i plasuar është i mbitheksuar vizualisht.

Raporti mund të shkarkohet në linkun e mëposhtëm:

TV Kanal 5 – (nenei 55 paragrafët 6 dhe 7 nga LSHMAAV) – 16.05.2022



Accessibility

Accessibility