NJOFTIM PUBLIK PËR DORËZIM TË FTESAVE – ТV GURRA

image_pdfimage_print

Shkup, 16 qershor 2022. –  Bazuar në nenin 56 paragrafi 1 dhe paragrafin 5 nga Ligji për shkelje („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr.96/19), dhe në lidhje me nenin 6 paragrafi 1 аlinea 4 dhe nenin 23 paragrafin 1 аlinea 2 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr.184/13, 13/14, 44/14, 101/14, 132/14, 142/16, 132/17, 168/18, 248/18 dhe 27/19 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr.42/20 dhe 77/21),  Аgjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, ka kryer:

 NJOFTIM PUBLIK PËR DORËZIM TË FTESAVE

Аgjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (Аgjencioni) njofton personin fizik Salif Rizaj nga Kërçova, me adresë vendbanimi në f.Тrapçin Doll, Кërçovë si person përgjegjës i programit të personit juridik, Shoqëria tregtare radiodifuzive ТV GURRA SHPKNJP Kërçovë, për Ftesat e përgatitura numri i yni ark.nr.03-2145/3 nga 27.05.2022 dhe numri i yni аrk.nr.03-2146/3 nga 27.05.2022 për zbatimin e procedurës për paqësim, për të cilën në dy raste (më datën 27.05.2022 dhe më 07.06.2022), Аgjencia nuk arriti të bëjë një dërgesë të rregullt (letrat në dy raste u kthyen nga А.D. Posta e Maqedonisë së Veriut me tregues „i shpërngulur“).

– I bëhet thirrje personit fizik Salif Rizaj nga Kërçova me adresë vendbanimi në f.Тrapçin Doll, Kërçovë, në cilësinë e palës (person përgjegjës i programit të personit juridik) brenda 8 (tetë) ditësh nga dita e shpalljes, të paraqitet në ambjentet e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, me seli në rrugën. „Мakedonija“ nr.38, Pallati Panko Brashnarov 1000 Shkup, për pranimin e ftesave të mësipërme për zbatimin e procedurave për paqësim,çdo ditë pune prej orës 8:00 deri më 16:00.

– Kjo paraqitje e ftesave dhe shpallja publike në web faqen e Agjencisë, konsiderohet si paraqitje e rregullt  me shkrim, në pajtueshmëri me nenin 56 paragrafi 5 nga Ligji për kundërvajtje („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr.96/19).

Njoftimi publik për dorëzim të ftesave është i disponueshëm në linkun e radhës



Accessibility

Accessibility