Përfaqësues të OSBE-së/ODIHR-së në një vizitë pune në ASHMA

image_pdfimage_print

Shkup, 23 qershor 2022  – Delegacion i OSBE-së/ODIHR-së bëri sot një vizitë pune në Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele ku u diskutua për vëzhgimet e vërejtura në raportin përfundimtar të misionit vëzhgues për Zgjedhjet vendore 2021 dhe rekomandimet që dolën prej tij.

Ndër të tjera, theksi u vu në financimin e fushatës, sigurimi i aksesit në programet e transmetuesit të personave me aftësi të kufizuara shqisore dhe mospërputhjeve të shumta në kuadrin ligjor zgjedhor.

Nga ana e Agjencisë u shkëmbyen përvoja nga monitorimi i realizuar gjatë raportimit zgjedhor të transmetuesve, dhe u bisedua për propozimet për ndryshimin dhe përmirësimin e sistemit zgjedhor.



Accessibility

Accessibility