1

Shpenzimet e Drejtorit të Agjencisë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2022

Shkup, 1 korrik 2022 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele në përputhje me angazhimet për transparencë dhe llogaridhënie duke ndjekur dhe praktikën e deritanishme t’i publikojë çdo gjashtë muaj shpenzimet e Drejtorit dr.Zoran Trajçevski, e informon opinionin për sa vijon:

Drejtori Trajçevski, gjatë ushtrimit të funksionit të tij, në periudhën prej 01.01.2022 – 30.06.2022 ka kryer shpenzime në vlerë të përgjithshme prej 157.475,00 denarë sipas pikave në vijim:

1.Shpenzime për përfaqësime (shërbime pritëse me përfaqësues të ambasadave, anëtarë të Këshillit të Agjencisë dhe partnerë afarist) – 84.847,00 denarë

  1. Telefon zyrtar– 15.130,00 denarë
  2. Shpenzime gjatë udhëtimeve jashtë vendit– 57.498,00 denarë