1

NJOFTIM PËR PUBLIKUN

Shkup, 4 gusht 2022 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dënon pengimin e ekipit gazetaresk të TV Alfa, për të përcjellë ngjarjen me rastin e përkujtimit të festës së Ilindenit më 2 gusht në Meçkin Kamen në Krushevë.

Ju kujtojmë se është veçanërisht e rëndësishme të gjithë mediave pa përjashtim t’u sigurohen kushte dhe qasje të njëjta për raportimin e ngjarjeve që janë me karakter publik, dhe punonjësit e medias në asnjë moment nuk duhet të pengohen në kryerjen e punës së tyre, veçanërisht kur ka të bëjë me informimin e publikut për zhvillimin e ngjarjeve të rëndësishme në shoqëri.