Njoftim për publikun

image_pdfimage_print

Shkup, 9 gusht 2022 –  Në lidhje me incidentin e djeshëm mes personave të punësuar në Ndërmarrjen Publike „Higjiena komunale“- Shkup dhe ekipit të gazetarëve në TV Klan, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele thekson se të gjithë duhet të sillen me dinjitet dhe devotshmëri sidomos gjatë kryerjes së detyrave në punën e tyre.

Institucionet publike duhet të jenë të hapura dhe transparente  dhe të bëjnë çdo përpjekje për t’u ofruar përfaqësuesve të mediave qasje pa pengesa në informacion gjatë lajmërimit për tema që janë në interes të publikut.

Nëse gazetarët në çfarëdo mënyre pengohen për të marrë informacionin e kërkuar, për këtë duhet informuar publiku.Gjithashtu, gjatë kryerjes së punës së tyre, punonjësit e medias duhet të tregojnë përgjegjësi profesionale, të respektojnë parimet etike dhe standartet gazetareske  gjatë lajmërimeve dhe të ruajnë reputacionin e profesionit të tyre.



Accessibility

Accessibility