Donacion pajisje nga ASHMA për Teatrin për Fëmijë dhe të Rinj

 Shkup, 30 gusht 2022 – Drejtori i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele Dr. Zoran Trajçevski dhe drejtoresha e Institutit Nacional Teatri për Fëmijë dhe të Rinj, Dijana Toska, sot nënshkruan marëveshje me çka ASHMA Teatrit i dhuron pajisje kompjuterike.

Donacioni vjen pas kërkesës së Teatrit Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj për shkak të mungesës së mjeteve teknike për punë. Bëhet fjalë për 15 kompjuterë personalë, 23 monitorë dhe 2 printera .

Siç theksoi drejtori Trajçevski, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele shpreson se në këtë mënyrë do të lehtësohet funksionimi aktual i Teatrit dhe institucioni do të mund të përmbushë rolin e tij në ngritjen e nivelit të edukimit artistik dhe kulturor të më të rinjve.



Accessibility

Accessibility