Agjencia e mbajti takimin publik për aktivitetet e tremujorit të dytë për vitin 2020

Shkup, 25 shtator 2020 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele sot e mbajti takimin publik, i cili për shkak të gjendjes aktuale me korona virusin, u realizua nëpërmjet idhjes online. Në takim drejtori i Agjencisë Dr. Zoran Trajçevski, bëri një përmbledhje të aktivieteve të realizuara në përputhje me e Programin për punë gjatë tre muajve të kaluar.

Të pranishmit kishin mundësi të ndëgjojnë për aktivitetet lidhur me monitorimin e procesit zgjedhor ndaj radiodifuzerëve, operatorëve të rrjetit publik të komunikimit elektronik, themeluesit e mediave të shtypit, dhe ofruesve me kërkesë të ASHMA, shqiptimin e masave, përpunimin e analizave dhe studimeve, aktivitete në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në takim u prezantuan rezultate nga studimi “Përcaktimi i ndikimit të mediave të reja mbi formimin e medimit publik dhe mbi punën e mediave tradicionale”, e cila për nevojat e Agjencisë e përpunoi ekipi hulumtues Instituti për hulumtim i zhvillimit social RESIS nga Shkupi. Në studim mestjerash janë siguruar edhe të dhënat për atë se sa publiku i shfrytëzon mediumet onile dhe tradicionele, etj. Studimi është pjesë e aktiviteteve të parapara në plan veprimin për realizimin e strategjis regulatore për zhvillim veprimtarisë mediatke audio dhe audiovizuele për periudhën nga 2019 deri më 2023.

Në fund të takimit u prezantuan gjetjet kryesore nga analiza e tregut të shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2019, të cilën Agjencia e përpunoi që të sigurohen të dhëna për gjendjen e industrisë, si dhe për performancat ekonomike të subjekteve të tregut. Në të veçanësrisht janë analizuar të dhënat për performancat ekonomike të televizioneve dhe radiove, ndërsa në përputhje me tregun gjeografik relevant në veçanti janë paraqitur të dhënat për punën e radiodifuzerëve të cilit emitojnë programë në nivel nacional, regjional dhe lokal. Të hyrat e përgjithshme në industri në vitin 2019 janë 2.432,95 milion denarë. Prej atyre, 38% janë të hyrat e servisit publik, 56% të televizioneve nacionae dhe 6% të radiostacioneve komerciale. Shpenzimet e përgjithshme në industri janë 2.963,34 milion denarë, që është për 16,78% më shumë se vitin e kaluar.

Prezantimet mund ti merni në linqet e më poshtme:

Aktivietet e ralizuara në përputhje me programin vjetor për punë të ASHMA 

Dr, Zoran Trajçevski, drejtor i ASHMA

Studim “Përcaktimi i ndikimit të mediave të reja mbi formimin e mendimit publik dhe mbi punën e mediumeve tradicionele “

M.r Gjorgji Mitrevski, RESIS

Gjetjet kryesore të tregut të shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2019

Sanja G. Zdravkovska, ASHMA



Accessibility

Accessibility