Shkup, 16.10.2019. – Në lidhje me shkrimet në media se televizioni 1TV ka pronar të ri, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e njofton opinionin publik si në vijim:
Në pajtueshmëri me Ligjin shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, një transmetues, përfshirë këtu edhe 1TV, nuk mund të ndryshojë strukturën e tij të pronësisë para se të aprovohet nga Agjencia. Në të njëjtën kohë, Regjistri Qendror nuk duhet të regjistrojë një ndryshim në strukturën e pronësisë pa vendimin e Agjencisë që autorizon ndryshimin e planifikuar.
Deri më tani, Agjencia nuk ka kërkuar ose aprovuar ndryshimin e strukturës së pronësisë së 1 TV.
Në periudhën e fundit, duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në lidhje me 1TV, Agjencia ka iniciuar një seri aktivitetesh për të përcaktuar nëse ky televizion i përmbush kushtet dhe detyrimet e përcaktuara në Ligj dhe në licencën e tij të transmetimit televiziv. Përveç kontrollit të kushteve specifike minimale hapësinore dhe kadrovike, si dhe përmbushja e konceptit programor për të cilën i është dhënë leja, Agjencija është në kordinim me Ministrinë e punëve të brendshme në lidhje me aspekte caktuara të funksionimit të këtij televizioni.