Të mos lëshohen akuza të pa baza për jo profesionalizëm të mediumeve

image_pdfimage_print

Shkup, 8 qershor 2020г. –  Televizioni TV 21 me reagim u drejtua te Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele duke pranuar akuza të pa baza nga lideri i partisë së Aleancës për shqiptarët me arsyetimin se televizioni nëpërmjet emisionit EU Klik shfrytëzon Fonde ng EU për provimin e BDI-së.

Në reagimin e tyre, TV 21-M shton se emisioni nuk shfrytëzohet për fushatë parazgjedhore dhe se mysafirët në emision janë të ndryshëm mvarësisht nga temat të cilat trajtohen në këtë emision.

Me monitorimet që Agjencia i realizon për mënyrën e raportimit të radiodifuzerëve dhe përfaqësimit të pluralizmit politik nuk jan paraqitur paregullsi ndaj TV 21-M.

Në të kundërt, vlersimi i fundit nga monitorimi i përgjithshëm i programeve të këtij televizioni e theksuar në raportin e informimit mediatik për zgjedhje të parakohshme parlamentare nga 14 shkurt deri më 16 mars  është se gjatë informimit u respektua parimi i paraqitjes objektive dhe të paanshme të ngjarjeve me trajtim të barabartë të pikëpamjeve dhe opinioneve të ndryshme dhe mundësimin e formimit të lirë të mendimit të audiencës për ngjarje dhe çështje të caktuara“. Lëndë e monitorimit në periudhën e përmendur ishin edhe të gjithë edicionet e emituara të EU Klik.

Raportimi i mediave mund të vlerësohet vetëm mbi bazën e monitorimit, të realizuar sipas metodologjisë së Agjencisë, dhe jo sipas përshtypjeve ose interesave personale. Duke pasur parasysh këtë, Agjencia u bën thirrje të gjithëve, posaçërisht subjekteve politike, të përmbahen nga bërja e vlerësimeve paushalle sepse veprime të tilla jo vetëm që dëmtojnë reputacionin e mediave, por gjithashtu bëjnë presion mbi ta, gjë që rrezikon seriozisht lirinë e shprehjes dhe informimin.



Accessibility

Accessibility