TË MOS FAVORIZOHEN MEDIAT GJATË SHPËRNARJES SË INFORMATAVE

image_pdfimage_print

Shkup, 8 qershor 2020. – Për shkak të shfaqjes së informatave jo të verifikuar dhe jo të plota, lidhur me numrin e të prekurve me COVID-19 në vend, kujtojmë se në një situatë të tillë, informimi i saktë dhe në kohë i qytetarëve është prioritet kryesore dhe thelbësore për interesin publik.

Po ashtu, ekziston një praktikë e institucioneve shëndetësore kompetente të favorizojnë media të caktuara dhe ato janë të parat që marrin informacione në lidhje me koronavirusin. Agjencia përsëri apelon tek autoritetet kompetente që të shpërndajnë informata të plota në të gjitha mediat në të njëjtën kohë dhe të sigurojnë qasje të barabartë për të gjithë. Në të kundërtën, ato mund të bëhen burim potencial i  dezinformatave.

Në të njëjtën kohë, ne u bëjmë thirrje mediave, duke pasur parasysh rolin e tyre përgjegjës social, të udhëhiqen nga standardet dhe parimet e gazetarisë profesionale në punën e tyre, dhe jo nga parimi i ekskluzivitetit.



Accessibility

Accessibility