MEDIA PROFESIONALE DHE QYTETAR TË ARSIMUAR MEDIATIKISHT JANË ÇELËSI NË LUFTËN KUNDËR DEZINFORMATAVE

image_pdfimage_print

Shkup, 13 nëntor 2020 – Drejtori i Agjencisë, Dr. Zoran Trajçevski, mori pjesë në konferencën rajonale nëpërmjet konferencës online për trajtimin e sfidave të dezinformimit në Ballkanin Perëndimor, e cila u mbajt në 11 dhe 12 Nëntor 2020. Konferenca u organizua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, në bashkëpunim me OBC TransEurope, Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm dhe Qendrën Evropiane për Kërcënimet Hibride.

Qëllimi i së cilës ishte të rrisë ndërgjegjësimin në Ballkanin Perëndimor për trajtimin e dezinformimit dhe të dalin rekomandime të politikave bazuar në praktikat më të mira nga e gjithë Evropa, duke marrë parasysh dinamikën rajonale dhe potencialin për bashkëpunim ndërkombëtar.

Në panel diskutimin kushtuar trajtimit të dezinformimit nga një perspektivë institucionale, Trajçevski theksoi se ekziston një fluks i dezinformimit, intensiteti i të cilit rritet në varësi të ngjarjeve aktuale. Në garën për ekskluzivitet dhe një audiencë më të gjerë, shumica e vendeve, duke përfshirë edhe tonën, janë përballur me shfaqjen e keqinformimit ose informacionit të pamjaftueshëm të verifikuar që ka shkaktuar një problem shtesë në trajtimin dhe mbrojtjen nga Covid-19.

Në disa raste, Agjencia reagoi publikisht dhe bëri thirrje për respektimin e standardeve profesionale gazetareske dhe nevojën për informacion të saktë dhe në kohë të qytetarëve. Një nga mjetet më të fuqishme në luftën kundër keqinformimit është arsimimi mediatik, në promovimin dhe zhvillimin e të cilit Agjencia po punon në mënyrë aktive, së bashku me anëtarët e Rrjetit të Arsimimit mediatik. Po aq e rëndësishme është promovimi dhe ngritja e standardeve profesionale gazetareske gjatë informimit.

 “Të gjithë ne, pa marë parasysh a bëhet fjal për trupa rregullatorë, shoqata qytetare, shoqata gazetarësh, apo institucione shtetërore, përballemi me shumë sfida, por nuk duhet të harrojmë se kemi një qëllim të përbashkët – dhe ai është media profesionale dhe qytetarë të të arsimuar mediatikisht.” tha Trajçevski gjatë diskutimit në panel.



Accessibility

Accessibility