U miratua Udhëzuesi i ASHMA-së për monitorimin e zbatimit të standardeve për raportimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore në media

image_pdfimage_print

Shkup, 9 nëntor 2021 – Në seancën e sotme të 32-të, Këshilli i Agjencisë e miratoi  Udhëzuesin e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për monitorimin e zbatimit të standardeve për raportimin e rasteve të dhunës në bazë gjinore në media. Dokumenti  është përgatitur nga  ekspertja e angazhuar nga Këshilli i Evropës në kuadër të projektit  “Liria e shprehjes dhe liria e mediumeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut“– JUFREKS 2, zbatuar nga Këshilli i Evropës dhe Unioni Evropian.

Udhëzuesi ndër të tjera ka për qëllim të ju sigurojë mediumeve dhe të gjitha palëve të interesuara, informacionet e nevojshme për ta shqyrtuar çështjen për raportimin e dhunës në bazë gjinore në përgjithësi, për shkak të së cilës bën kryqëzim të kushteve në këtë plan në vend, shpjegon kuptimin e rregullimit dhe vetërregullimit, ofron një pasqyrë të dokumenteve më të rëndësishme ndërkombëtare dhe të regjistrit legjislativ të brendëshëm, tregon praktikat e mira që duhen ndjekur në raportimin dhe siguron  një sërë pyetjesh në lidhje me të cilat, gjatë mbikqyrjes duhet të analizohen shtojca/programi për të cilin ekziston dyshimi se nuk i respekton standardet për rastet e dhunës në bazë gjinore.

Ky dokument do të promovohet në eventin online, „Dhuna në bazë gjinore në media: situata, drejtimet, monitorimi“, që do të mbahet më 11 nëntor 2021, me fillim në ora 11.00. Në këtë ngjarje do të prezantohet dhe Hulmtimi  mbi mbulimin mediatik të temave që lidhin me komunitetin  LGBT në bazë të dhunës gjinore, përgatitur nga Koalicioni Margini/me mbështetjen e Fondacionit Hejnrik Bell dhe Manuali për ndjeshmërinë gjinore në media,përgatitur nga HOPS/UN Women.

Të gjitha palët e interesuara, mund të ndjekin eventin online në  Facebook linkun – https://www.facebook.com/events/432081611850728/.



Accessibility

Accessibility