Donacion për radiodifuzerët nëpërmjet uljes së kompensimit të lejeve për vitin 2022

image_pdfimage_print

Shkup, 17 nëntor 2021 – Për shkak të vazhdimit të pandemisë Covid 19 e cila ndikoi negativisht në gjendjen e përgjithshme  ekonomike si dhe për shkak të paraqitjes së krizës energjetike që ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë ekonomike të radiodifuzerëve. Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovzuele do të ofrojë ndihmë financiare me qëllim për të ndihmuar radiot dhe televizionet  në përballimin e pasojave negative.

Donacioni do të realizohet duke ulur kompensimin e tyre për lejet për emetim të radios ose televizionit për vitin 2022, e llogaritur në përputhje me formulën e përcaktuar në ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele. Ky reduktim, duke pasur parasysh mundësit financiare të Agjencisë, arrin 50% nga kompensimi për leje.

Agjencia shpreson se ky donacion do të kontribuojë në zbutjen e pasojave të krizës dhe do të lehtësojë funksionimin e radiodifuzerëve  përkatësisht do të kontribuojë në funksionimin pa pengesë të tyre edhe vitin e ardhshëm.



Accessibility

Accessibility