1

U mbajt takimi me autoritetet e mediave rajonale

 Shkup, 10 nëntor 2022 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele me rastin e 25 vjetorit të formimit të saj, sot dhe nesër është nikoqire e takimit rajonal të autoriteteve të mediave. Në takim marrin pjesë përfaqësues të autoriteteve të mediave nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria dhe Bullgaria.

Siç theksoi në hapjen drejtori Dr. Zoran Trajçevski „ekzistenca shumë vjeçare është trgues i mjaftueshëm për funksionimin e mirë dhe punë të suksesshme të rregullatorit në maqedoni për median, nxitjen e lirisë së shprehjes dhe të arsimimit mediatik, zhvillimit dhe mbrojtjes së pluralizmit, parandalimit të përqendrimit të paligjshëm mediatik, mbrojtjes së të miturve, mbrojtjes së nacionaliteteve, dhe të interesave të qytetarëve në fushën (lëmin) e Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele“.

Me video-mesazh në takim u drejtua dhe Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, i cili përshëndeti përpjekjet e Agjencisë për thellimin e bashkëpunimit rajonal për shkëmbim të përvojave me vendet e rajonit – me vendet që tashmë janë anëtare të BE-së dhe që kanë harmonizuar legjislacionin e tyre kombëtar, me vendet që po negocojnë për anëtarësim, si dhe me vendet që kanë aspirata të tilla, por që akoma nuk i kanë filluar negociatat.

Fjalë përshëndetëse mbajti edhe ambasadori dhe shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, Dejvid Gir duke theksuar rëndësinë dhe funksionimin normal të rregullatorëve në këtë proces. Ai theksoi se për funksionimin pa pengesa të rregullatorëve është e domosdoshme të jenë politikisht dhe financiarisht të pavarur. Shkëmbimi i praktikave dhe përvojave të mira janë shumë të rëndësishme, sidomos tani që kanë filluar shfaqjet bilaterale të vendit me Bashkimin Evropian.

 Në njërën nga seancat ku rolin e moderatorit e kishte anëtari i Këshillit të ASHM-së Zoran Fidanovski, u shkëmbyen përvojat për procedurat e emërimit dhe shkarkimit të organeve drejtuese dhe si të ruhet pavarësia e rregullatorëve në një kohë plot sfida nga sfera të ndryshme shoqërore.

Zëvendës kryetari i Këshillit të ASHMA-së Selver Ajdini, në seancën kushtuar burimeve (resurseve), kompetencave dhe autorizimit për zbatimin efikas të funksioneve, vuri në dukje se burimet e duhura dhe të qëndrueshme financiare, por edhe resurset njerëzore janë elementët kyç për funksionimin pa pengesa, efikas dhe të pavarur të rregullatorëve.

Përfaqësuesit e autoriteteve të mediave diskutuan edhe për mjedisin e ri mediatik dhe rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë në trajnimin e legjislacionit dhe sfidave të imponuara nga zhvillimi teknologjik në fushën audiovizuele.