Shkup, 29 qershor 2023 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dënon kërcënimet verbale drejtuar të gjithë gazetarëve dhe punëtorëve mediatikë, përfshirë gazetarin Ognen Janevski, të shprehura në dy emisione kontaktuese në TV 24.
Të gjitha format e sulmeve ndaj gazetarëve janë absolutisht të papranueshme dhe përfaqësojnë sulm të drejtpërdrejtë ndaj demokracisë dhe lirisë së fjalës në një shoqëri. Mediat janë mbrojtëse të interesit publik dhe krijues të ndërgjegjësimit të publikut, prandaj siguria e punonjësve të medias nuk duhet të rrezikohet në asnjë moment.
Agjencia, si shumë herë më parë, apelon që të respektohet dinjiteti i punonjësve të medias dhe të sigurohen kushte për punë profesionale mediatike.