Shkup, 29 qershor 2023 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele ka përgatitur raportin për pronësinë e mediave në vitin 2023 , me qëllim të arritjes së një shkalle më të lartë të transparencës së pronësisë së mediave. Përveç publikimit të rregullt të të dhënave për pronarët e transmetuesve në uebfaqen e saj, Agjencia ka disa vite me radhë që publikon raporte vjetore për pronësinë e mediave.
Ky raport i referohet gjendjes në vitin 2023, më saktë përmban të dhënat për pronarët e televizioneve, radiostacioneve dhe botuesve të mediave të shkruara sipas gjendjes aktuale të nxjerra nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë në mars 2023, si dhe njoftimet në gazetën e përditshme të të dhënave për strukturën e pronësisë së botuesve të medias së shkruar.
Po ashtu, raporti përmban edhe informacione lidhur me ndryshimet në strukturën pronësore të transmetuesve në vitin paraprak, si dhe të dhëna për integrimin e kapitalit në mesin e transmetuesve.