NJOFTIM PUBLIK

image_pdfimage_print

Shkup, 7 korrik 2023 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dënon tërheqjen e tekstit të publikuar dhe redaktuar nga gazetari dhe redaktori Zharko Nastoski, në edicionin online të medias Slloboden peçat.

Gazetarët kanë të drejtë dhe detyrim të informojnë dhe të ngrenë çështje që janë objekt i interesit publik, veçanërisht kur bëhet fjalë për dyshime dhe abuzime të mundshme nga ana e qeverisë dhe bartësve të funksioneve publike. Tërheqja në tërësi e teksti të botuar jo vetëm që ndikon negativisht në lirinë e informimit dhe në lirinë e shprehjes, por mund të interpretohet edhe si përpjekje për censurë, e cila shprehimisht është e ndaluar me Kushtetutë.

Меdiat janë të pavarura në politikën editoriale, megjithatë kanë dhe përgjegjësi ndaj publikut në drejtim të informimit të tyre. Prandaj, e nevojshme është që ata të respektojnë autonominë, pavarësinë dhe përgjegjësinë e redaktorëve, gazetarëve dhe autorëve të tjerë gjatë krijimit të përmbajtjes dhe të inkurajojnë gazetari investikative në pajtueshmëri me standartet profesionale të profesionit të gazetarit.



Accessibility

Accessibility