Shkup, 17 korik 2023 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele njofton opinionin se me datë 13 korrik në celularin e drejtorit të Agjencisë, Dr. Zoran Trajçevski, nga një person i panjohur janë dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese.
Mesazhet janë dërguar pasi Agjencia në seancën e mbajtur më 11 korrik ka refuzuar Iniciativën anonime të dorëzuar për heqjen e licencës së TV Alsat-M. Agjencia shqyrtoi iniciativën e dorëzuar, por u konstatua se nuk ishte e mundur të qaseshin lidhjet që tregoheshin si prova të supozuara se Ve Ve Group, pronari i Alsat M, po e keqpërdorë televizionin dhe ushtron presion mbi institucionet shtetërore për të arritur nevojat e biznesit. Në të njëjtën kohë, Iniciativa është dorëzuar si aplikim anonim dhe nuk ka pasur mundësi të njoftohet aplikuesi për të hequr mangësitë në të.
Në legjislacionin e medias, janë përcaktuar qartë arsyet për të cilat mund të hiqet licenca e radios apo televizionit, pikërisht në mënyrë që veprimi të mos bëhet në baza arbitrare, por në raste të përcaktuara saktë.
Dërgimi i mesazheve kërcënuese për shkak të një kërkese të parealizuar, në bazë të dëshirave personale dhe interesave personale, paraqet ngacmim psikologjik individual dhe malltretim edhe në këtë rast, presion dhe kërcënim direkt për lirinë e medias dhe lirinë e informimit dhe të shprehjes.
Agjencia ka raportuar rastin në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe institucionet tjera kompetente, nga ku pritet një zgjidhje e shpejtë, përcaktimi i përgjegjësisë së personit që ka dërguar kërcënime dhe sanksionimi i duhur i tij. Njëkohësisht janë njoftuar edhe organizatat përkatëse ndërkombëtare.
Shpresojmë që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen sepse reflektojnë jo vetëm në media, por edhe në sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve të medias.