Mbikëqyrje e rregullt programore ndaj ТV 3, ТV М NET-HD, ТV Pollog, ТV Тоpestrada, ТV Каnal Vis dhe TV Kiss&Меnada

image_pdfimage_print

Shkup, 1 gusht 2023. – Mbikëqyrje e rregullt programore për respektimin e rregullave gjatë përdorimit të gjuhës në programet e transmetimit ditor së paku 8 orë program në televizion dhe transmetim ditor së paku 30% program i krijuar burimor si vepra audio dhe audiovizuele maqedonase, mbikëqyrje e rregullt programore është kryer ndaj Televizionit 3, Теlevizionit М NET-HD, ТV Pollog, ТV Тоpestrada, ТV Каnal Vis dhe TV Кiss&Меnada.

Mbikëqyrja tregoj se TV Pollog në programin e transmetuar më 10 korrik nuk ka transmetuar së paku 30% program të krijuar burimor si vepra audio dhe audiovizuele maqedonase, si dhe së paku gjysmën e minimumit ligjor program të krijuar burimor si vepra audio dhe audiovizuele maqedonase e transmetuar në periudhën nga ora 7:00 deri në ora 19:00.

Gjatë  mbikëqyrjes ndaj ТV Каnal Vis është konstatuar se në transmetimin e programit në filmat vizatimor „Тоmi dhe Xheri“ (Tom and Jerry), pjesët folëse janë dhënë burimisht në gjuhën angleze, pa ofruar përkthimi në gjuhën maqedonase. Gjithashtu, në emisionin „Дневна соба“ (Dnevna soba) deklarata e bashkëbiseduesit është transmetuar burimisht në gjuhën serbe pa ofruar përkthim në gjuhën maqedonase.

Në programin e TV Kiss&Меnada transmetuar më 6 korrik, në emisionin „Лесковачка Роштилијада 2014“ (Leskovaçka Roshtilijada 2014) disa nga deklaratat e bashkëbiseduesve janë transmetuar burimisht në gjuhën serbe, pa ofruar përkthim në gjuhën maqedonase.

Raportet janë të disponueshme në linket vijues:

Теlevizioni 3 – (neni 64, neni 90 dhe neni 92 paragrafët (1) dhe (3) të LSHMAAV) – 31.07.2023

Теlevizioni М NET-HD – (neni 64, neni 90 dhe neni 92 paragrafët (1) dhe (3) të LSHMAAV) – 31.07.2023

ТV Pollog – (shkelje e nenit  92 paragrafët (1) dhe (3) të LSHMAAV) – 31.07.2023

ТV Тоpestrada – (neni 64, neni 90 dhe neni 92 paragrafët (1) dhe (3) të LSHMAAV) – 31.07.2023

ТV Каnal Vis – (shkelje e nenit 64 paragrafi (1) të LSHMAAV) – 31.07.2023

ТV Кiss&Меnada – (shkelje e nenit 64 paragrafi (1) të LSHMAAV) – 31.07.2023



Accessibility

Accessibility