Njoftim për shtyp

image_pdfimage_print

Shkup, 20 gusht 2023 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dënon ashpër fyerjet dhe skualifikimet e bëra nga kompania “Brako” drejtuar gazetarëve të Laboratorit të Gazetarëve Hulumtues (IRL) në lidhje me filmin dokumentar “Vrasje në Tetovë”.

Gazetaria investigative është kyçe në realizimin e rolit të medias, prandaj gazetarët nuk duhet të fyhen dhe diskreditohen publikisht kur hapin dhe analizojnë çështje që janë me interes të lartë. Përkundrazi, punonjësit e medias duhet të inkurajohen në kryerjen e punës së tyre dhe informimin e publikut.

Nëse ndonjë palë e interesuar beson se informacioni i publikuar nuk është i saktë ose se ai nuk është i plotë, duhet të përdorë të drejtën e garantuar me ligj të përgjigjes dhe korrigjimit, pra mohimit. Në të njëjtën kohë, për mosrespektimin eventual të principeve dhe standardeve të përcaktuara në kodekset e gazetarisë mund të shfrytëzohen mekanizmat e vendosur nga organet vetërregulluese.



Accessibility

Accessibility