Shkup, 24 gusht 2023 – Drejtori i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele Dr. Zoran Trajçevski dhe Kryetari i Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi Ismail Kamberi, sot nënshkruan Memorandum me qëllim të thellimit të bashkëpunimit, në veçanti në parandalimin e diskriminimit në programet e ofruesve të shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuele dhe platformave të shpërndarjes së videove.
Bashkëpunimi do të realizohet nëpërmjet ngjarjeve konkrete të nxitjes apo përhapjes së diskriminimit, intolerancës apo urrejtjes në programet ku për një efikasitet më të madh Agjencia do të veprojë ndaj ofruesve të shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuele dhe platformave të shp;rndarjes të videove ndërda Komisionit ndaj punëtorëve mediatik.
Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet promovimit të lirisë së shprehjes, promovimit të barazisë dhe parandalimit të diskriminimit, mbrojtjes së interesave të përdoruesve të shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuele, inkurajimit të arsimimit mediatik, organizimit të punëtorive, seminareve, fushatave me interes publik etj, si dhe inkurajimi i kulturës së dialogut publik ndërmjet qytetarëve me qëllim forcimin e mirëkuptimit dhe tolerancës reciproke për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve të ndryshme.
Të dyja palët pajtohen se bashkëpunimi i ndërsjellë dhe aktivitetet që do të pasojnë do të kontribuojnë në respektimin më të madh të dispozitave të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi nga ofruesit e shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuele, punonjësit mediatikë dhe platforma për të shpërndarjes së videove.