Shkup, 29 gusht 2023 – Në kuadër të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Mbrojtja e lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave në Maqedoninë e Veriut” (PRO-FREX), publikimi “Vlerësimi: vitaliteti ekonomik dhe Qëndrueshmëria e industrisë së mediave audiovizive në mjedisin digjital – Maqedonia e Veriut”.
Dokumenti, i cili është në dispozicion në gjuhën maqedonase dhe angleze, është punuar me kërkesë të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe fokusohet në vitalitetin dhe qëndrueshmërinë e sektorit mediatik dhe i shqyrton sfidat nga perspektiva globale.
Sipas këtij vlerësimi, potenciali i industrive audiovizive ende nuk është njohur nga institucione të ndryshme shtetërore dhe masat e përgjithshme tashmë ekzistuese për nxitjen e sipërmarrjes nuk zbatohen fare në sektorin e mediave audiovizive. Vlerësimi identifikon masat kryesore për mbështetjen dhe promovimin e prodhimit të përmbajtjes audiovizive vendase, duke përfshirë: masat fiskale, rrjetëzimin profesional dhe institucional, financimin e drejtpërdrejtë, mbështetjen për arsimin, trajnimin dhe zhvillimin profesional, etj.