DEKLARATË PËR PUBLIK

Shkup, 23 nëntor 2021 – Në lidhje me aksidentin e rëndë të autobusit që ndodhi në  Republikën e Bullgarisë, ku jetën e humbën numër i madhë i qytetarëve të Maqedonisë Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele u bën thirrje mediave gjatë raportimit t’i respektojnë standardet profesionale gazetareske dhe principet, gjegjësisht bëhet fjalë, që informimi të jetë i çliruar nga senzacionalizmi dhe gazetarët të respektojnë dhimbjen dhe pikëllimin personal. Në të njëjtën kohë, informacionet duhet të jenë të sakta dhe të verifikuara, dhe nëse nuk mund të verifikohen ose bëhet fjalë për supozim duhet thënë apo shpallur.[…]

DEKLARATË PËR PUBLIK

Shkup, 20 nëntor 2021 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele konsideron se sjellja e sigurimit të Qendrës tregtare të qytetit dhe përpjekja për largimin e gazetarëve gjatë raportimit të tyre për takimin me pronarët e shitoreve të QTQ-së është jashtëzakonisht i papërshtatshëm të cilët kërkojnë hetim.me  rastin e kriptovalutave[…]

Nga 22 deri më 29 nëntor do të mbahen Ditët e arsimimit mediatik

 Shkup, 19 nëntor 2021 “Virtuale apo reale – rregullat janë të njëjta! Të jemi të arsimuar në aspektin mediatik” është motoja e Ditëve të arsimimit mediatik që këtë viti ua kushtojmë fëmijëve dhe të rinjve, theksoi drejtori i Agjencisë Dr. Zoran Trajçevski sot në konferncen për shtyp.  Me atë u shënua manifestimi, i cili Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe Rrjeti për arsimim mediatik e organizojnë nga 22 deri më 29 nëntor[…]

FTESË PËR KONFERENCË PËR SHTYP

Shkup, 18.11.2021 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, nesër (19 nëntor 2021) me fillim prej ora 12, do të mbajë konferencë për shtyp, në të cilën drejtori Dr. Zoran Trajçevski do ti bëje të hapura Ditët e arsimimit mediatik për vitin 2021[…]

Donacion për radiodifuzerët nëpërmjet uljes së kompensimit të lejeve për vitin 2022

Shkup, 17 nëntor 2021 – Për shkak të vazhdimit të pandemisë Covid 19 e cila ndikoi negativisht në gjendjen e përgjithshme  ekonomike si dhe për shkak të paraqitjes së krizës energjetike që ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë ekonomike të radiodifuzerëve. Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovzuele do të ofrojë ndihmë financiare me qëllim për të ndihmuar radiot dhe televizionet  në përballimin e pasojave negative[…]

U miratua Udhëzuesi i ASHMA-së për monitorimin e zbatimit të standardeve për raportimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore në media

Shkup, 9 nëntor 2021 – Në seancën e sotme të 32-të, Këshilli i Agjencisë e miratoi  Udhëzuesin e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për monitorimin e zbatimit të standardeve për raportimin e rasteve të dhunës në bazë gjinore në media. Dokumenti  është përgatitur nga  ekspertja e angazhuar nga Këshilli i Evropës në kuadër të projektit  “Liria e shprehjes dhe liria e mediumeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut“– JUFREKS 2, zbatuar nga Këshilli i Evropës dhe Unioni Evropian[…]

Raport për informim mediatik në raundin e dytë nga fushata për Zgjedhjet lokale 2021

Shkup, 5 nëntor 2021 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele sot e shpalli raportin për mënyrën e informimit të transmetuesve për raundin e dytë të fushatës zgjedhore (nga 18 shtator deri 29 tetor 2021). Në monitorim ishin përfshirë gjithsej 13 servise programore – televizione komerciale nacionale Аlsat-М, Аlfa, Каnal 5, Sitel, Теlma, 24 Vesti, 21-М, Shenja dhe Klan Maqedoni dhe kanalet programore të Shërbimit publik – МRТ1, МRТ2, Kanali i Kuvendit dhe Programi i parë në Radion Maqedone (MRA1). Rezultatet nga monitorimi treguan se nuk janë konstatuar shkelje të dispozitave nga Kodi zgjedhor[…]



Accessibility

Accessibility