Kronika nga mbledhja e 21

Shkup, 18.06.2015 – Në mbledhjen e 21, Këshilli i Agjencisë miratoi Vendime për ndarjen e lejeve për emetim televiziv të shërbimeve programore përmes RRPKE që nuk përdor resurse të kufizuara, në nivel rajonal për shoqëritë tregtare të radiodifuzionit VIZHN BM-TV KANAL VIZIJA SHPK Prilep dhe SHTR TELEVIZIJA USKANA Munir Mehdiu Kërçovë SHPK dhe Vendim për rebalancin e planit financiar të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2015.

Këshilli i  Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në mbledhjen e sotme e miratoi Rregulloren për sigurimin e qasjes deri te mediet, për personat me pengesa në shqisa.

Me qëllim të zbatimit të furnizimeve publike, Këshilli i dha leje Drejtorit të Agjencisë që të zbatojë procedurë për furnizime publike për Shërbime financiare-siguruese për selinië e re të Agjencisë në Shkup – objekti afarist Pallati “Panko Brashnarov”, mirëmbajtja e sistemit për incizimin e shkresave audio dhe video dhe të miratojë Vendim për miratimin e mjeteve financiare dhe nënshkrimin e Marrëveshjes me “AKADEMIKA” – baza elektronike e rregulloreve.



Accessibility

Accessibility