Kronika nga seanca nr. 29 – të e KRD-ës

SHKUP, 14.06.2013 – Këshilli i Radiodiuzionit (KRD) në  seancën e sotme i miratoi Propozimet nga Këshilli i Radiodifuzionit të RM-ës për ndryshimin dhe plotësimin e Projekt Ligjit për media dhe shërbime mediatike audiovizuale nga 5 qershori i vitit 2013.

KRD e miratoi Raportin për plotësimin e obligimeve për transmetimin e pjesëve evropiane audiovizuale  në vitin 2012.
Nga raporti konkludoi si më poshtë:

-TV Telma, TV Sitel, TV Sonce dhe TV Sitel 3 i kanë plotësuar obligimet ligjore për transmetimin e pjesëve audiovizuale evropiane në  vitin 2012. Duke pasur parasysh  gabimet minimale në evidencë, të cilët nuk kanë ndikim vendimtar në përqindjen përmbledhëse të transmetuar pjesë evropiane – nuk duhet të dorëzohet kërkesë e veçantë për korrigjimet e TV Sitel dhe të TV Sitel 3.

Për shkak se në dokumentacionin e dorëzuar tek MTV 1, TV Alfa dhe TV Alsat – M, janë konstatuar gabime në evidentimin e programeve, Këshilli do të kërkojë që të dorëzojnë formularë të rijë me evidencë precize  për transmetimin e pjesëve audiovizuale evropiane që të mund të vërtetohet përqindja e plotësimit e këtij obligimi ligjor.

Për shkak se TV Nasha aspak nuk ka dorëzuar të dhëna, ndërsa Kanal 5 dhe TV Kanal 5 Plus, dorëzuan vetëm formular përmbledhës në bazë të së cilës nuk mundë të bëhet  vështrim i saktë në drejtim të arritjes  të këtij obligimi ligjor, Këshilli ju shqiptoi vërejtje me shkrim me kërkesë për publikim.

KRD i miratoi raportet nga monitorimi i NP Radio Televizioni i Maqedonisë, servisi programor  i parë, dytë dhe i tretë  të radios Maqedonisë , transmetuar më datë 29 maj 2013 në të cilat nuk janë vërejtur shkelje të Ligjit për veprimtari radiodifuzive dhe akteve nënligjore.
KRD i miratoi raportet nga monitorimi i serviseve programore  të SHTR Radio Antena 5, ROS Metropolis Radio dhe SHTR Radio KANAL  77 transmetuar më datë 16 maj 2013 dhe konkludoi si më poshtë:

-SHTR Radio Antena 5 për shkak të shkeljes së nenit 97-të paragrafi 1 nga Ligji për veprimtari radiodifuzive, për mos shënjimin dhe mos ndarjen e reklamave nga pjesët tjera të programit me mjete akustike i shqiptoi vërejtje me kërkesë për publikim.

KRD e miratoi informacionin në lidhje me pagesën e kompensimit të lejes për kryerjen e veprimtarisë radiodifuzive  për transmetim tokësor, gjendja  përfshirë datën 14 qershor  2013 dhe konkludoi që Radio Kanal 77 Shtip, TV Amazon Shkup, TV Shtuell Shkup, TV KIs Tetovë, TV Era SHTR TV BTR Nacional, TV Skaj Net, TV KRT, TV Art Tetovë, TV Kaltrina Strugë, TV Art Kanal Strugë, TV USkana Kërçovë, TV Iris Shtip, TV Emi Radovish, TV Kobra Radovish,  Radio Araçina Shkup, Gaudeamus Radio Klasik FM Shkup, Radio Xhez FM Shkup, Радио Aktual Manastir, BI-KI-AL Manastir, Radio BP Strugë, Aleksandri i Madh Kërcovë, Radio 5 Çoki Prilep, Radio Ternipe (Rinia) Prilep, Radio Kometa 2000 Gostivarë, Radio Merlin Dibër, Radio Pehçevo dhe Radio Besa, në pajtueshmëri me nenin 64 nga Ligji për veprimtari radiodifuzive dhe neni 23 paragrafi 1 nga Rregullorja për procedurat e financimit të punëve praktike të kontabilitetit të Këshillit të Radiodifuzionit të RM-ës të iniciojë procedurë për marrjen e lejes për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive të cilat pas përllogaritjeve të dorëzuara nuk e kanë kryer pagesën e kompensimit për lejen në afatin e paraparë prej 15-të ditësh, respektivisht nuk e kanë paguar kompensimin për leje dhe do tu dërgoje paralajmërimin e fundit që ta paguajnë borxhin tek Këshilli i Radiodifuzionit në afat kohor prej 15-të ditësh nga inicimi e procedurës për marrjen e lejeve, duke i informuar se në të kundërtën  në pajtueshmëri me inicimin e procedurës për marrje të lejeve, Këshilli do të sjelle vendim për marrjen e lejeve për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive.

KRD e miratoi informacionin në lidhje me shkrimin e Agjencisë së Aviacionit Civil në republikën e Maqedonisë dhe konkludoi që të dërgoje letër deri te MTV, Të gjithë Shoqëritë tregtare radiodfiuzive (Radio dhe Televizione) dhe institucionet transmetuese jo fitimprurës  (Radio) me çka do tu kallëzohet për:

-Obligimet gjatë informimit për fatkeqësitë, incidentet serioze ose incidentet dhe hulumtimi i teknik i tyre, ti respektojnë dispozitat e nenit 167 nga Ligji për Aviacion.

-Principi i vetë qëndrimit ,  Pavarësia dhe përgjegjësia e transmetuesve respektivisht redaktorëve, gazetarëve dhe autorët e tjerë gjatë krijimit të programeve dhe krijimit të politikës redaktuese dhe

Përgjegjësia e redaktorit përgjegjës për përmbajtjet e programeve dhe e vërteta e secilit informacion e publikuar në program.

KRD konkludoi të dërgoje letër deri te Agjencia e Aviacionit Civil në Republikën e Maqedonisë, me të cilin do të vazhdohet në Ligjin për Aviacion  që të ndërtohet dispozita për kundërvajtje për mosrespektimin e obligimit nga neni 167 paragrafi 3 nga Ligji për Aviacion, dhe të plotësohet neni 167 me paragraf që do të përshkruaje obligimet e Agjencisë për Aviacioni Civil të sjelle akt nënligjor me të cilën më në detaje do të rregullohen pyetjet lidhur me informimin e përshtatshëm / të papërshtatshëm përdorim të informacioneve të siguruara mbledhur para hulumtimit teknik të fatkeqësive ose incidenteve në ambientin hapësinor në Republikën e Maqedonisë.

KRD e miratoi informacionin me kërkesë të Radiotelevizionit të Maqedonisë për errësimin e programit për sport  gjatë transmetimit të programeve të serviseve programore të televizioneve të huaja në rrjetet e komunikacionit publik në Republikën e Maqedonisë dhe konkludoi që të errësohen te të gjithë operatorët e rrjetit të komunikacionit publik :

-Gara sportive :

Formula 1 (auto gara) për sezonin 2012 deri më 2014, Kupa e konfederatave (futboll), Liga ABA Adriatik/Liga e asociacionit të basketbollit Adriatik (Basketboll) për sezonin 2012/2013, 2013/2015 (vetëm për ndeshjet e garuesit vendas  MZT Skopje (Shkup) Aerodrom), SEHA liga (hendboll) – për sezonin 2012/2013, Liga e kampioneve (futboll) – për sezonin 2012/2013, 2013/2015, Liga e Evropës (futboll) – për sezonin 2012/2013, dhe 2013/2014 dhe 2014/2015, dhe Liga e kampionëve (hendboll) – për sezonin 2012/2013 dhe

Program i luajtur :

TV serialet e luajtura me thashetheme (Gossip Girl), Frinxh (fringe), CSI Las Vegas dhe CSI Majami (CSI Miami).

Për obligimet e errësimit të ekranit   Këshilli konkludoi menjëherë të informohen të gjithë rrjetet e komunikacionit publik në Republikën e Maqedonisë, me paralajmërim të pasojave ligjore të mos respektimit me qëllim të errësimit të ekranit.

Në lidhje me letrën e dërguar deri te  MTV që të detyrohet transmetuesi publik, më pakë një herë në muaj, me letër dhe me email  ta informoje Këshillin e Radiodifuzionit për terminët e transmetimit të e ndeshjeve sportive për të cilën është dedikuar kërkesa për errësimin dhe me paralajmërim me të cilën serviset programore televizive të huaja që transmetohen në Republikën e Maqedonisë, transmetohen/ritransmetohen ato programe.

KRD konkludoi që të lëshoje vërtetimet për paketat e regjistruara programore si më poshtë:

-SHTR – operator i rrjetit të komunikacionit publik Digi Plus Multimedija BOOM – Shkup, Paketë nr. 13 me çka paketa e regjistruar programore si e tërë plotësohet me servisin programor televiziv Private Spice.

Shoqërisë për telekomunikim inxhinieringu, softuer, tregti dhe shërbime BLIZU MEDIA END BROUDBEND Shkup, Tetovë Paketë nr. 13 me çka paketa e regjistruar programore si e tërë plotësohet me servisin programor televiziv  Çegran Media.



Accessibility

Accessibility