Kronikë nga mbledhja e 2-të

Shkup, 23.01.2015 – Këshilli i Agjencisë në mbledhjen e sotme i miratoi këto rregullore:Rregullore për organizimin e brendshëm dhe punën e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, me Shtesë nr.1 Pasqyrim grafik i organizimit të brendshëm të Agjencisë – organogram, Rregullore për sistematizimin e vendeve të punës në Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, me Shtesë nr.1 Pasqyrim tabelar i vendeve dhe titujve të punës, Rregullore për sigurimin e transparencës në punë të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele , Rregullore për përcaktimin e obligimeve dhe përgjegjësive të administratorit të sistemit informatik dhe të personave të autorizuar në Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe Rregulloren për paraqitjen, reagimin dhe rregullimin e incidenteve në Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele .

Këshilli i Agjencisë miratoi dy Draft – Rregullore;Draft -Rregullore për mënyrën e publikimit të të dhënave për punën e radiodifuzerëve dhe Draft -Rregulloren për përsosjen profesionale e të punësuarve në shërbimin profesional të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Këshilli i Agjencisë e miratoi Procesverbalin për mbikëqyrje profesionale.

Këshilli i Agjencisë miratoi vendim me të cilin lejohet ndryshim në strukturën pronësore të SHoqërisë Tregtare Radiodifuzive HOME RADIO SHPK Skopje.

Këshilli i Agjencisë i miratoi edhe këto vendime për nevojat e furnizimeve publike:Materiale për zyre, Toner për aparatet e printimit dhe kopjimit, mirëmbajtje dhe rregullim të rrjetit kompjuterik dhe pajisjes aktive të rrjetit, mirëmbajtje dhe rregullim i aparateve të fotokopjimit, faksit dhe printerëve, si dhe vendim për marrjen e shërbimeve për mirëmbajtjen e UEB faqes ekzistuese dhe mirëmbajtjen e serverit të dedikuar për hostimin e UEB faqes së Agjencisë.

 

 

 

 

 



Accessibility

Accessibility