Kronikë nga Mbledhja e 21-të e KRD

SHKUP, 27.12.2011 – Në Mbledhjen e 21-të KRD shqyrtoi informatën në lidhje me respektimin e obligimit që televizionet satelitore të emetojnë përmes satelitit si emetim primar. Për grumbullim faktesh plotësuese rreth emetimit satelitor, KRD vendosi që katër radiopërhapësve satelitorë  (“BM Televizion”, “Nasha TV”, “Xhangëll TV” dhe “Perspektiva TV” – Skaj net plus, të gjitha nga Shkupi) t’u japë afat deri më 15 shkurt 2012 që ta rregullojnë punën e tyre konform Ligjit për veprimtari radiodifuzive dhe lejes që kanë marrë.
KRD vendosi që ta njoftojë NP RTM (maq. MRT) në lidhje me aktivitetet që KRD ka ndërmarrë sipas kërkesës së saj, për masat e ngritura kundër TV Alfa, si dhe për atë se radiopërhapësi i përmendur i ka hequr shkeljet e nenit 61 të LRD që në episodin e parë të radhës të serialit “Jetë – 20 vjet pavarësi”.
U miratua dhe Propozim-programi i punës së KRD në vitin 2012, si dhe “Raporti nga takimi i dytë i punës dhe prezantimi Projekt-raport i RM për Pasqyrën periodike afatmesme universale” dhe “Raporti nga pjesëmarrja në seminarin rajonal ‘Barazia gjinore dhe mediat’”.
Në mbledhje anëtarët e KRD shqyrtuan edhe shkeljet e konstatuara të Ligjit për veprimtari radiodifuzive te televizionet lokale. Shkeljet më të shpeshta lidhen me mosrespektimin e rregullave për mbrojtjen e publikut minoren, si dhe të rregullave për reklamim.
Numri i ndërmendjeve dhe masave të shqiptuara sipas radiopërhapësve:
Koçanë:

TV Koçana: 4 ndërmendje.
TV Kanal 8: 3 ndërmendje.


Sveti-Nikollë:

TV Svet: 2 ndërmendje dhe 1 vërejtje me shkrim.


Kumanovë:
TV Nova: 2 vërejtje me shkrim dhe 6 ndërmendje.
TV Dallga KRT: 2 vërejtje me shkrim, me obligimin që ato të publikohen.
TV Festa: 3 ndërmendje dhe 1 vërejtje me shkrim, me obligimin që ajo të publikohet.
TV Hana: 5 ndërmendje.



Accessibility

Accessibility