1

Kronikë nga Mbledhja nr. 26-të e KRD-ës

SHKUP, 6.7.2012– Në mbledhjen e sotme KRD miratoi Propozim-projektin për shënimin e jubileut 15 vjet KRD.

 

 

Në lidhje me parashtresën nga VMRO-Popullore, KRD vendosi të bëjë korrespondencë me TV Sitel, TV Kanal5 dhe MRT (RTM), për t’i informuar televizionet me parashtresën e VMRO-Partia Popullore dhe me këtë rast, duke pasur parasysh mëvetësinë dhe pavarësinë e tyre në krijimin e programit, t’i përkujtojë për nevojën e respektimit të parimeve nga neni 68 paragrafi 2 alineja 8 dhe 9 të Ligjit për veprimtari radiodifuzive. KRD korrespondencë do të bëjë edhe me VMRO-Partia Popullore për ta informuar rreth përmbajtjes së korrespondencës së KRD-së me tre televizionet dhe për procedurën ligjore për të realizuar të drejtën e përgjigjes e të korrigjimit konform dispozitave të Kreut XII të Ligjit për veprimtari radiodifuzive, ndërsa VMRO-Popullore do të duhet që atë korrespondencë që ka zhvilluar me tre televizionet t’ia dorëzojë KRD-së.