1

Kronikë nga seanca 1-rë

Shkup, 09.01.2020 –Në seancën e 1-rë mbajtur më 03.01.2020, Këshilli i Agjencisë miratoi 3 Vendime për shpalljen e konkursit publik për dhënien e licencës, dhe atë: për radio transmetim në nivel lokal në rajonin e komunës Kumanovë, për transmetim joprofitabil për radio transmetim në nivel lokal në rajonin e komunës Tetovë dhe për radio transmetim në nivel lokal në rajonin e komunës Dibër.

Pas paraqitjes së deklaratës me shkrim për heqje dorë nga licenca nga poseduesi për transmetim televiziv, Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim për fshirjen nga regjistri i transmetuesit të TRD TV SITELL 2 SHPKPV Shkup.

Bazuar në konstatimet nga mbikëqyrja administrative, në rrugë zyrtare, Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim për heqjen e licencës për transmetim televiziv ndaj TRD TV KISS Zllate SHPKPV Tetovë, për shkak se poseduesi i licencës ka pushuar së transmetuari emisione më shumë se 30 ditë për arsye teknike, finansiare dhe arsye të tjera.

Njëkohësisht, Këshilli i Agjencisë dha miratim drejtorit të Agjencisë për inicimin e procedurës për dhënien me marrëveshje për prokurim publik për mallra IKT mjete.