Kronikë nga seanca 10-të

Shkup, 25.02.2019. – Këshilli i Agjencisë në lidhje me kërkesën e paraqitur nga RTD Televizioni Sonce SHPKPV Prilep, miratoi Vendim për dhënien e licencës për transmetim televiziv të shërbimit programor në formë të përgjithshme në të cilën llojin e përfaqësimit të programit e kryejnë të tre funksionet e mediave, në gjuhën maqedonase, përmes rrjetit të komunikimit elektronik që nuk përdor burim të kufizuar, në nivel shtetëror.

Për kryerjen e monitorimit profesional mbi transmetuesit, Këshilli i Agjencisë lëshoi 5 autorizime për persona të punësuar në shërbimin profesional të Agjencisë.

Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim ku aprovohet llogaria vjetore e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2018.

Bazuar në konstatimet nga mbikëqyrja e kryer ndaj TRD Televizini Sonce SHPKPV Prilep, Këshilli miratoi Përfundimin me shkrim për ti konstatuar transmetuesit shkeljet e nenit 61, paragrafi 1, rreshti 1 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në pjesën e parimit për mbrojtjen e dinjitetit personal.



Accessibility

Accessibility