Kronikë nga seanca 11-të

image_pdfimage_print

Shkup, 28.02.2020 –Në seancën e sotme Këshilli i Agjencisë miratoi Plan-metodologji për monitorimin e procesit të prezantimit të mediave nëpërmjet programeve serviserike në radio dhe television gjatë kohës së procesit zgjedhor dhe Plan-udhëzimet për vërtetimin e proceseve për transmetim gjatë kohës së procesit zgjedhor dhe Plan-udhëzimet për vërtetimin e raporteve për transmetimin e reklamave të paguara politike. Për të dy projektet është hapur një seancë publike më kohëzgjatje prej 7 ditësh deri më 6 mars 2020.

Po ashtu për miratimin e Plan-rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për përmbajtjen dhe formën e paraqitjes për evidentimin në regjistrin e operatorëve që ritransmetojnë paketa programore dhe në vërtetimin për regjistrim të paketave programore paketa/servise nr.01-5775/1 nga 21.11.2014, Plan-udhëzimet për mënyrën e regjistrimit dhe fshirjen e përfaqësuesit ligjor të transmetuesit nga shteti tjetër që ritransmetohen në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Plan-udhëzimet për procedurën për përcaktimin e përgjegjësisë për dëmin e kryer ose shkelje gjatë ritransmetimit nga shtet tjetër, është inicuar një debat publik me kohëzgjatje prej 35 ditësh deri më 03 prill 2020 me qëllim ti mundësojë të gjithë personave të interesuar të shprehin mendimin e tyre, këndvështrimet dhe qëndrimet.

Këshilli miratoi katër Vendime për ndalimin e procedurës së inicuar për heqjen e licencës për transmetim ndaj: ТRD КАNAL-21Veles, ТRD ТV КОÇAN-LD SHPKPV Коçan, Radio KANAL 77 SHPKPV Shtip dhe ТRD BI-KI-AL SHPKPV Manastir.

Për shkelje të nenit 80 paragrafi 5 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, d.m.th për mospagim të tarifës për licencë për transmetim në afatin e caktuar, Këshilli i Agjencisë inicoi një procedur për heqjen e licencës për tarnsmetim ndaj TRD RADIO XIT FM SHPKPV Shkup dhe miratoi dy Vendime për heqjen e licencës për transmetim ndaj TRD RADIO BRAVO SHPKPV Kumanovë dhe TRD RTV DRINI SHPKPV Strugë për mospagim të kompensimit vjetor për licencë për radio transmetim në afatin e caktuar ligjor.

Për shkak të Vendimit të Parlamentit në Republikën e Maqedonisë së Veriut për shpërndarjen e Parlementit dhe Vendimit për shpalljen e zgjedhjeve të parakohëshme për deputet,për shkak se nuk janë lejuar ndryshime dhe plotësime të planit vjetor për prokurim publik gjatë kohës së procesit zgjedhor, Këshilli i Agjencisë miratoi përfundim për ndalimin e procedurës për kërkesën e paraqitur për shpalljen e konkursit publik për dhënien e licencave për transmetim televiziv në nivel shtetëror nëpërmjet kapacitetit dizhital të multipleksit tokësor nga TRD 24 VESTI SHPKPV Shtip.

Bazuar në konstatimet nga mbikëqyrja e kontrollit, ku u konstaua shkelje të nenit 98 paragrafi 2 nga LSHMAAV dhe nenit 14 paragrafi 4 nga Rregullorja për teknika të reja reklamimi, Këshilli i Agjencisë miratoi Vendime për shqiptim të masës vërejtje publike ndaj TRD KANAL 5 SHPKPV Shkup, TRD ALFA TV SHPKPV Shkup dhe TRD Televizion TELMA SHPKPV Shkup.



Accessibility

Accessibility