Kronikë nga seanca 16-të

image_pdfimage_print

Shkup, 02.04.2020 – Këshilli i Agjencisë në seancën 16-të miratoi Vendim për ribalansin e Planit finansiar të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për 2020, me qëllim të sigurimit të mjeteve finansiare për ti ndihmuar TV Kanal VIS në përmirësimin e pasojave nga zjarri që më 25-mars e kaploi ku u dogjë studio televizive dhe teknika. Në atë drejtim Këshilli miratoi Vendim për dhënien e ndihmës finansiare-donim për përmirësimin e pasojave nga zjarri ndaj TV Kanal Vis Strumicë në  shumën totale prej 3.000.000,00 denarë.

Në seancën e sotme Këshilli i Agjencisë miratoi një përfundim për vazhdimin e afatit për debat publik për Plan-udhëzimet për mënyrat e regjistrimit dhe heqjen e një përfaqësuesi ligjor të transmetuesit nga tjetër shtet që ritransmetohen në terirorin e Republikës së Maqedonis së veriut, Plan-udhëzimin për përcaktimin e procedurës së përgjegjësisë nëse ka kryer shkelje gjatë ritransmetimit të shërbimeve të programeve nga një shtet tjetër, Plan-rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për përmbajtjen dhe formën e aplikimit për regjistrim në regjistrin e operatorëve që ritransmetojnë paketa softuerike dhe çertifikatë regjistrimi të paketave/shërbimevet e programeve nr.01-5775/1 nga 21.11.2014  për periudhë 30 ditëshe që do fillon të llogaritet ditën e mbarimit të gjendjes së jashtëzakonshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Këshilli i Agjencisë përcaktoi se afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve pas konkursit publik për dhënien e licencave për radio transmetim në nivel lokal, në rajonin e komunës Kumanovë dhe pas shpalljes së konkursit publik për dhënien e licencave për një institucion jofitimprurës për radio transmetim në rajonin e komunës Tetovë, në nivel lokal, ndalet për shkak të kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe vazhdon pas skadimit të kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme për vetëm për aq ditë sa u mbeten 21 ditë nga dita e skadimit të kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Sipas nevojave të Agjencisë, Këshilli dha miratimin për plotësimin e Planit vjetor për prokurim publik në vitin 2020.



Accessibility

Accessibility