1

Kronikë nga seanca 18-të

Shkup, 06.05.2020 –Këshilli në seancën 18-të për shkelje të nenit 50 paragrafi 3 nga LSHMAAV dhe nenet 16 dhe 17 i Rregullores për mbrojtjen e të miturve vendosi të lëshojë një masë vërejtje publike ndaj TRD Televizion Sitell SHPKPV Shkup dhe TRD TELEVIZION MAKPETROLL SHPKPV Shkup.

Këshilli i Agjencisë miratoi një Vendim që miraton ribalancin e Planit finansiar të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2020 deri në sigurimin e burimeve finansiare në vlerë të përgjithshme prej 354.000,00denarë, të destinuara për prokurim të mjeteve për preventivë nga koronavirusi.Sipas kësaj nevoje Këshilli miratoi ndryshimin e Planit vjetor të prokurimit publik për vitin 2020 i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Në seancë Këshilli miratoi gjithashtu zbatimin e procedurës për prokurim publik-shërbime: Mirëmbajtjen e modulit shtesë në një zgjidhje aplikimi ekzistuese „Sistemi elektronik për regjistrimin e rrjeteve të komunikimt publik“.