Kronikë nga seanca 21-të
Shkup, 04.06.2020 – Në seancën e sotme Këshilli i Agjencisë anuloi Konkluzionin nr.02-1605/5 nga 02.04.2020 dhe konkludoi të vazhdoi procedura për miratimin e akteve nënligjore që rrjellin nga neni 143 në përputhje me Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.
Në këtë seancë, Këshilli miratoi udhëzime se si të regjistrohet dhe fshihet përfaqësuesi ligjor I një transmetuesi nga një vend tjetër në regjistrin e ligjshëm të përfaqësuesit të transmetuesit nga vendet e tjera që ritransmetohen në republikën e Maqedonisë së veriut, Udhëzime për procedurën për përcaktimin e përgjegjshëm për një shkelje ose një shkelje gjatë ritransmetimit të shërbimeve programore të transmetuesve nga një shtet tjetër,dhe Rregulloren për ndryshimin e përmbajtjes dhe formën e aplikimit për regjistrimin në regjistrin e ritransmetimit të paketave të programit dhe çertifikatën e regjistrimit të paketave programore/shërbime nr.01-5775/1 nga 21.11.2014.
Për shkak të mospërputhjes me dispozitat e ligjit për Media, Këshilli i Agjencisë së KTR Iris nga Shtipi u shqiptuan dy masa vërejtje publike për shkelje të nenit 15 paragrafi 1 të Ligjit për media dhe nenit 15 paragrafi 3 i të njëjtit ligjë.
Për shkelje të nenit 50 paragrafi 3 të LSHMAAV dhe neit 16 dhe 17 nga Rregullorja për mbrojtjen e të miturve këshilli i Agjencisë shqiptoi një masë vërejtje publike ndaj TRD Televizioni Sitell SHPKPV Shkup.