Kronikë nga seanca 21-të

image_pdfimage_print

Shkup 22.07.2021 – Në seancën e sotme Këshilli i Agjencisë miratoi Rregulloren për ndryshim dhe plotësim të Rregullores për detyrimet e transmetimit të programit të krijuar fillimishr, muzikë, dokumentare dhe filma artistikë, për të cilat ishte inicuar debat publik që zgjasti 30 ditë, nga 19 maj deri më 17 qershor 2021.

Bazuar në konstatimet e mbikëqyrjes programore, ku u konstatua shkelje e nenit 143 nga LSHMAAV dhe shkelje të Ligjit për të cilin ishte paralajmëruar,pra nuk kryen ritransmetimin e shërbimeve programore „МRТ 2“, „МRТ 3“, „МRТ 4“ и „МRТ 5“, Këshilli konkludoi ndaj Kompanisë trgtare të shërbimit TOTAL TV SHPK Shkup të inicojë procedure kundërvajtëse para organit kompetent.

Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim për ribalansin e planit finansiar të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2021 dhe miratoi Rregullore për sistematizimin e punës së brendshme të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele,sistematizimin e vendeve të punës në Agjenci për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele,dhe Rregulloren për bruto rrogë,dhe të tjera tarifa të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Me qëllim të fillimit të procedurës që janë në përputhje me Planin vjetor për prokurim publik për vitin 2021 të Agjencisë, Këshilli i dha miratim drejtorit të Agjencisë për zbatimin e procedurës për prokurim publik:shërbime –mbajtja e Ditëve të medias së shkruar 2021shërbime-mirëmbajtjen dhe servisimin e ashensorëve dhe platformave dhe shërbimeve-telefonisë fikse..

Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim për inicimin e procedurës për vërtetimin e ekzistencës së paautorizuar të medias, sipas detyrës zyrtare,të Kompanisë tregtare të transmetuesit TV NOVA SHPK Gjevgjeli.



Accessibility

Accessibility