Kronikë nga seanca 23-të

image_pdfimage_print

Shkup, 19.06.2020 . – Për shkak të ndryshimeve të kufijve për reklamat e paguara politike me një Dekret me fuqi ligjore për çështjet që lidhen me zgjedhjet e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratuar më 15 korrik 2020, Këshilli i Agjencisë solli rregullore të re për kufijtë për reklamimin e paguar politik për Zgjedhjet 2020 dhe anuloi rregulloren nr.01-2545/1 nga 15.06.2020.

Këshilli i Agjencisë, për shkelje të nenit 141 nga LSHMAAV arriti në përfundim për shqiptimin e masës vërejtje publike ndaj operatorëve PET NET nga Gjevgjelia dhe DRIM SAT IPTV nga fsh.Çegrane, Gostivar.Për shkelje të nenit 15 paragrafi 2 nga Ligji për media u shqiptua masë vërejtje publike dhe ndaj KAPITALL MEDIJA GRUP nga Shkupi.

Në këtë seancë këshilli dha pajtueshmëri për anëtarësim në Këshillin Suedez për media në EPRA dhe për miratimin e llogarisë përfundimtare financiare të sekretariatit EPRA për 2019.

Pë ashtu dha miratim për shqiptimin e masës për prokurim publik për nevojat e Agjencisë për furnizime zyre, pije dhe nevojave në kuzhinë me vlerë të vogël-material informativ i konsumueshëm për nevojat e Agjencisë për periudhën zgjedhore.

Këshilli në lidhje me vërejtjet e paraqitura në lidhje me Rregulloren për konfirmim të raporteve për transmetimin PPR Agjencia vendosi të pranojë transmetimet në çfarë do lloj forme dhe shërbimi duhet të bëjë përpjekje për ti rishikuar ato.

 



Accessibility

Accessibility