Kronikë nga seanca 29-të

image_pdfimage_print

Shkup, 27.07.2020 . –Në seancën e sotme Këshilli rishikoi rregulloren e mediave gjatë zgjedhjeve të parakohshme Parlamentare 2020. Në këtë drejtim, Këshilli arriti në përfundim ndaj TRD ALSAT-M SHPK Shkup dhe TRD TV SHENJA SHPKPV Shkup të inicojë një masë procedurë kundërvajtëse para gjykatës kompetente sepse në kundërshtim me nenin 75-a paragrafi 1 pika 6 nga Kodi zgjedhor, transmetuesit në raportimin gjatë fushatës zgjedhore nuk siguroi mbulim të balansuar të procesit zgjedhor në lajmet e përditshme dhe në emisionet e veçanta informative në përputhje me parimin proporcional sipas numrit të listave të çertifikuara të kandidatëve për deputetë.

Këshilli i Agjencisë konkludoi ndaj TRD Televizioni MAKPETROLL SHPKPV Shkup të inicohet masë procedurë kundërvajtëse para gjykatës përkatëse për shkelje të nenit 50 paragrafi 3 nga LSHMAAV dhe nenit 16 dhe 17 i Rregullores për mbrojtjen e të miturve.

Në përputhshmëri  me Planin Vjetor për prokurim publik për vitin 2020 Këshilli  dha miratim për zbatimin e procedurës prokurim publik-shërbime: Hulumtime-Аnaliza për çështjet gjinore dhe mënyrën e përfaqësimit të grave dhe burrave në programet në transmetim.



Accessibility

Accessibility