Kronikë nga seanca 30-të

image_pdfimage_print

Shkup, 30.07.2020. Në seancën e sotme Këshilli i Agjencisë e miratoi Raportin për transmetimin e reklamave të paguara politike në periudhën 24 qershor-12 korrik të vitit 2020. Këshilli i Agjencisë pranoi Informacionin në lidhje me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë së dekreteve të miratuara në bazë ligjore për aplikimin e LSHMAAV ku u informua se nga vendimi final i Gjykatës Kushtetuese varet nëse do të ketë ndryshime në Rregulloren e punës dhe formën e aplikimit për regjistrim në regjistrin e operatorëve që ritransmetojnë paketat e programit dhe konfirmimin e regjistrimit të programit paketave/shërbimeve nr.01-5775/1nga 21.11.2014, ndryshime dhe plotësime në vitin 04.06.2020).

Për shkak se Agjencioni për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele nuk kishte pranuar asnjë aplikim në afatin e caktuar, Këshilli miratoi Vendim për dështimin e konkursit për dhënien  licence për radio transmetim në gjuhën maqedonase, në shërbimin programor muzikë-radio folëse nga format i specializuar për muzikë popullore, në nivel lokal në rajonin e komunës Kumanovë.

Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim që refuzon aplikimin për pjesëmarrje në konkurs publik për dhënien e licencës për një institiucion radio transmetim jofitimprurës të shërbimit programor në nivel lokal në rajonin e komunës Tetovë, nga Universiteti i Tetovës, sepse është i paplotësuar dhe nuk i përmban të gjitha të dhënat e parashikuara në nenin 73 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Në të njëjtën kohë, Këshilli miratoi Vendim që konkursi publik për dhënien e licencës për institucion transmetues jofitimprurës për transmetim në radio, për popullatën studentore, në rajonin e komunës Tetovë, në nivel lokal, në gjuhën shqipe dhe maqedonase, është i pasuksesshëm.



Accessibility

Accessibility