Kronikë nga seanca 31-të

image_pdfimage_print

Shkup, 19.08.2020 . –Këshilli i Agjencisë në lidhje me kërkesën e parashtruar nga Shoqata tregtare, prodhim dhe shërbime M NET-XD SHPK eksport-import Shtip, miratoi Vendim për dhënien licencë për transmetim televiziv të shërbimit programor me format të përgjithshëm ku programet e parapara i plotësojnë të  tre funksionet e medias, në gjuhën maqedonase, nëpërmjet rrjetit të komunikimit elektronik që nuk ka limit të caktuar, në nivel rajonal.

Në këtë seancë Këshilli miratoi Vendim për rishpalljen e konkursit publik për dhënien e licencës transmetuesit joprofitabil për radio transmetim të shërbimit programor në nivel lokal në rajonin e komunës Tetovë, në nivel lokal në gjuhën shqipe dhe maqedonase.

Për fillim e procedurës që është në përputhje me Planin Vjetor për prokurim publik për 2020 të Agjencisë, Këshilli dha pëlqim Drejtorin të Agjencisë për të inicuar procedurën për prokurim publik-shërbime Mbajtjen e Ditës së medias së shkruar 2020.



Accessibility

Accessibility