Kronikë nga seanca 32-të

image_pdfimage_print

Shkup 09.11.2021 –Këshilli i Agjencisë e miratoi Udhëzuesin e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për monitorimin e zbatimit të standardeve për rapotimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore në media. Udhëzuesi ofron udhëzime të qarta se si të zbatohet mbikëqyrja që do të jenë të njohura edhe për mediat duke pasur parasysh faktin se do të publikohen dhe do të jenë në  dispozicion në ueb faqen e trupit rregullator. Për popullarizimin e tij më të gjërë, Udhëzuesi do të prezantohet publikisht në ngjarje online. Me qëllim të harmonizimit me ligjin e ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Këshilli miratoi Udhëzues për zbatimin e rregullit të sigurisë për  „ekran i pastër“ dhe „zyrë e pastër “ gjatë përpunimit të të dhënave personale.



Accessibility

Accessibility