Kronikë nga seanca 31-të

image_pdfimage_print

Shkup, 23.08.2019. – Këshilli në seancën 31-të miratoi vendim për refuzim të kërkesës për shpallje konkursi për dhënien e licencave për radio transmetim në nivel lokal në rajonin e komunës Strugë, për shkak se me Studion nr.08-3931/1 nga 15.08.2019, u konstatua se nuk ka arsyetim për shpalljen e konkursit publik për dhënien e licencave për radiotransmetim në rajonet e përmendura. Në pajtueshmëri me Vendimin për marrjen e licencës për transmetim televiziv ndaj TRD Televizioni IRIS SHPK Shtip, Këshilli miratoi vendim për fshirjen nga regjistri i transmetuesve TRD televizioni IRIS SHPK shtip.

Për shkelje të dispozitave nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe Ligjin për media, Këshilli solli përfundim tu shqiptohet masë vërejtje publike ndaj 4 transmetuesve dhe:

  • ndaj TRD DIBRA TV SHPKPV Dibër i shqiptoi 2 vërejtje publike për shkelje të nenit 92 paragrafi 1dhe 3 nga LSHMAAV dhe për shkelje të nenit 51 paragrafi 1 nga LSHMAAV,
  • ndaj TRD Jovan Trpeski TV MORIS SHPKPV Ohër i shqiptoi 3 masa vërejte publike për shkelje të nenit 92 paragrafi 3 nga LSHMAAV, për shkelje të nenit 51 paragrafi 1nga LSHMAAV dhe për shkelje të nenit 14 nga Ligji për media,
  • ndaj TRD TV NOVA SHPK Gjevgjeli i shqiptoi 4 masa vërejtje publike për shkelje të nenit 50 paragrafi 3 nga LSHMAAV dhe nenit 17 nga Rregullorja për mbrojtjen e minorenëve, për shkelje të nenit 92 paragrafi 1 nga LSHMAAV, për shkelje të nenit 51 paragrafi 1 nga LSHMAAV dhe për shkelje të nenit 14 nga Ligji për media,
  • ndaj TRD Televizioni KANAL-21 SHPKPV Veles i shqiptoi 4 masa vërejtje publike për shkelje të nenit 50 paragrafi 3 nga LSHMAAV dhe nenit 19 nga Rregullorja për mbrojtjen e minorenëve, për shkelje të nenit 98 paragrafi 1 nga LSHMAAV, për shkelje të nenit 51paragrafi 1nga LSHMAAV dhe për shkelje të nenit 14 nga Ligji për media.

Në seancë Këshilli i dha miratim Drejtorit të Agjencisë për marrjen e vendimit për pagesën plotësuse për humbjen e një anëtari të afërt të familjes.



Accessibility

Accessibility