Kronikë nga seanca 32-të

image_pdfimage_print

Shkup, 10.09.2020 . –Këshilli i Agjencisë në lidhje me Informacionin e mëparshëm për ndërprerjen e procedurës sipas kërkesës së parashtruar për konkurs publik për dhënien e licencës për transmetim televiziv në nivel shtetëror përmes kapacitetit transmetues të multiplekseve tokësore dixhitale solli përfundim të kërkohet nga 24 Lajme SHPK të njoftoj Agjencinë nëse akoma paraqet interes nga ana e sajë për dhënien e licencës për transmetim televiziv.

Për shkelje të dispozitave nga LSHMAAV Këshilli i Agjencisë  shqiptoi 11 masa vërejtje publike ndaj: për mosrespektim të nenit 64 paragrafi 1 nga LSHMAAV i shqiptoi masë ndaj MRT”, TV Shutell, TV Sonce, TV Pollog, dhe ndaj TV K&M, për mosrespektim të nenit 92 paragrafi 1 dhe 3 nga LSHMAAV ndaj KOMPANIS 21-M dhe TV-KANAL VIS, për mosrespektim të nenit 92 paragrafi 3 nga LSHMAAV dhe shqiptoi masë ndaj TV Shutell, për shkelje të nenit 50 paragrafi 3 nga LSHMAAV dhe Rregullores për mbrojtjen e të miturve i shqiptoi masë ndaj KOMPANI 21-M dhe KLAN MAQEDONI dhe për shkelje të nenit 55 paragrafi 7 nga LSHMAAV shqiptoi dhe një masë ndaj TV SHENJA.

Në pajtueshmëri me Planin Vjetor për prokurim publik për 2020 të Agjencisë, Këshilli dha miratim drejtorit të Agjencisë për zbatimin e dy procedurave për prokurim publik-shërbime: shërbime hidraulike dhe elektrike dhe masa adaptive e preventive për mirëmbajtjen e softuerit ekzistues për analizën e programeve në RA dhe TV_NABC.



Accessibility

Accessibility