Kronikë nga seanca 33-të

image_pdfimage_print

Shkup, 17.11.2021 –Në seancën e sotme Këshilli i Agjencisë miratoj Informatën në lidhje me donacionin për transmetuesit duke ulur tarifën e licencës për transmetim në television dhe radio për vitin 2022 dhe vuri në dukje nevojën për dhënien e ndihmës financiare (donacion) për transmetuesit në vitin 2022 me një ulje prej 50% të tarifës për leje për transmetim në television dhe radio për vitin 2022.

Këshilli i Agjencisë miratoi Draft-planin vjetor për kryerjen e programit dhe Draft- plan për mbikëqyrjen administrative për vitin 2022, dhe Draft-programi i punës së Agjencisë për vitin 2022 (me Draft-program I aktiviteteve të planifikuara dhe Draft-plan finansiar për vitin 2022). Për të tre Propozim-draftet është hapur një debat publik në kohëzgjatje deri më 30 ditë.

Ishte shqyrtuar dhe miratuar Raporti për transmetimin e reklamave politike me pagesë në raundin e dytë të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet lokale 2021,në periudhë nga 18 deri 29 tetor 2021.

Këshilli i Agjencisë  miratoi Vendim  me të cilin është miratuar ribalanci i planit Financiar të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2021 dhe i dha miratim drejtorit të Agjencisë për zbatimin e procedurës për dhënien e kontratës për furnizim publik të IKT pajisjeve.

Bazuar në konstatimet nga mbikëqyrja, Këshilli i Agjencisë inicoi procedura për marrjen e lejes për emetim në radio dhe television të TRD TV NOVA SHPK Gjevgjeli dhe TRD Radio AKTUEL Manastir për mosplotësim të kushteve minimale kadrovike të përcaktuara në Rregulloren për minimum teknika,hapësinire,financiare dhe kushtet kadrovike për marrjen e lejes për emetim në radio dhe televizion. (transmetim radioteleviziv).



Accessibility

Accessibility