Kronikë nga seanca 33-të

image_pdfimage_print

Shkup, 25.09.2020 –Në seancën e sotme Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim për Ribalansin e planit finansiar të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuelepër 2020. Me ribalansin u siguruan burime finansiare për përpunimin e një studimi për të përcaktuar përshtatshmërinë për shpalljen e një konkursi publik për dhënie licence për transmetim televiziv në nivel shtetëror.

Për shkak të mospërmbushjes së obligimit nga neni 80 paragrafi 5 i Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, pra tarifa e papaguar vjetore e licencës për transmetim televiziv brenda afatit të paraparë me ligj, Këshilli i Agjencisë inicoi procedurë për heqjen e licencës për transmetim televiziv ndaj TRD Vizhi BM-TV KANAL VIZIJA SHPKPV.

Bazuar në konstatimet nga mbikëqyrja administrative, ku u konstatua shkelje e nenit 51 paragrafi 1 nga LSHMAAV, pra mos dhënie e informacionit të duhur për vënien në dispozicion të shikuesit Këshilli i Agjencisë shqiptoi masë vërejtje publike për transmetuesit në vijim: TRD Televizioni IRIS SHPK Shtip, TRD TV-KANAL VIS SHPKPV Strumicë dhe TRD TV SHUTELL SHPKPV Shkup.

Gjithashtu , me mbikëqyrjen e rregullt administrative të transmetuesve TRD IRIS SHPK Shtip dhe TRD Televizioni POLLOG SHPKPV Tetovë është konstatuar shkelje e nenit 14 nga Ligji për media, për atë shkak Këshilli i Agjencisë shqiptoi masë vërejtje publike.

Për TRD IRIS SHPK Shtip, Këshilli i Agjencisë shqiptoi masë vërejtje publike nga konstatimi për shkelje të nenit 50 paragrafi 3 nga LSHMAAV dhe nenit 17 dhe 19 i Rregullores për mbrojtjen e të miturve.

Lidhur me njoftimin për ndryshimin e strukturës së pronësisë ,Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim që lejonte ndryshim në strukturën e pronësisë Shoqërisë tregtare të transmetuesit RADIO FAMA SHPK Tetovë.

Këshilli i Agjencisë miratoi drejtorin e Agjencisë për të miratuar një Vendim për pagesën e fondeve për sigurimin e aksesit në Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për të dhënat në sistemin e shpërndarjes së internetit  në regjistrin qendror të RMV.

Për shkak të nevojës për marrjen e masave shtesë dhe aktiviteteve parandaluese, për futjen dhe përhapjen e Koronavirusit COVID-19, Këshilli i Agjencisë solli një Përfundim në periudhën deri më 30.03.2021 seancat të mbahen përmes lidhjes video konference.



Accessibility

Accessibility